Komandanti i batalionit turk të KFOR-it, major Fatih Perk, i cili së fundi ka mbërritur në Kosovë për të ndihmuar forcat e KFOR-it në qetësimin e tensioneve në veri të Kosovës, theksoi se ata kanë marrë një detyrë të qartë nga komanda e NATO-s, e cila është të kontribuojë në paqen dhe parandalimin e përshkallëzimeve shtesë.
“Ky është qëllimi ynë kryesor,” tha Perk në një deklaratë të shkurtër.
Ai thotë se ushtarët e tij kanë qenë gati edhe para këtij misioni dhe se batalioni është shumë i stërvitur dhe i pajisur mirë.
“Ushtarët tanë e dinë se çfarë duhet të bëjnë për të përmbushur detyrën”, përfundoi majori i ushtrisë turke.


