Sporti

Ky do të jetë formacioni i Kosovës U21 për ndeshjen e sotme

06/20/2023 16:31
nga:Mergim Rreci

Kombëtarja U21 e Kosovës do të përballet sot me Estoninë.

“Dardanët” e rinj janë pjesë grupit D të kualifikimeve për Euro 2023, në të cilin përveç Estonisë, janë edhe Bullgaria, Gjermania, Izraeli, dhe Polonia.

Ndeshja e sotme fillon në ora 20:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, atje ku kërkohet vetëm fitorja, e cila do të shërbente edhe si motiv shtesë për ndeshjet e tjera pasuese.

‘GazetaBlic Sport’ ka mësuar formacionin me të cilin do të luajë Kosova U21 sonte, me trajnerin Tovërlani që ka vendosur për këtë 11-she si më poshtë.

Ky do të jetë formacioni, gjithmonë nëse nuk do të ketë ndonjë ndryshim në momentet e fundit: Besson, Haxha, Zymberi, Hoti, Letaj, Emerllahu, Smakaj, Avdyli, Llugiqi,  Zeneli, Krasniqi.

/GazetaBlic Sport/