Gjatë një konference për shtyp në Gjermani, ylli i Manchester Cityt, Ilkay Gundogan pranoi se ende nuk e di se cilin klub do të përfaqësojë sezonin e ardhshëm.
“Nuk kam marrë ende një vendim”, filloi Gundogan duke komentuar mbi të ardhmen e tij, shkruan GazetaBlic Sport.
Sa i përket mundësisë për t’u rikthyer në klubin ku e projektoi veten për futbollin botëror, Borussia Dortmund, Gundogan deklaroi:
“Sigurisht që kam një lidhje shumë të fortë me Dortmundin dhe nuk ishte befasi për mua që filluan të shfaqen thashethemet. Por do të jem i sinqertë, kthimi në Bundesligë nuk është prioritet për momentin”, përfundoi mesfushori i Cityt.
/GazetaBlic Sport.


