Lajme

Rasti tragjik në Lepenc / Rrëfimi emocional i taksistit të familjes Pacolli: Për 15 vite i solla nga Shkupi në Prishtinë, jam thellësisht i prekur

06/19/2023 15:09
nga:N M

Fatmir Berisha, është një tekstit nga Prishtina i cili për më shumë se pesëmbëdhjetë vote ishte njohur me familjen Pacolli ku tre anëtarë të kësaj familje derisa po vinin nga aeroporti i Shkupit për në Kosovë, në territorin e Maqedonisë së veriut, vetura e tyre përfundoi në lumen Lepencë, raporton Gazeta Blic.

Vetëm njëri nga kjo familje kishte arritur të shpëtonte meqë në momentin kur vetura e familjes Pacolli po rrotullohej drejt lumit, ai kishte kërcyer nga vetura.

Berisha në një rrëfim emocional për Gazeta Blic ka treguar se qysh tash e pesëmbëdhjetë vite kishte shkuar për t`i marrë familjen Pacolli e për t`i sjellë në Prishtinë.

Kjo familje zakonisht udhëtonte përmes aeroportit të Shkupit në drejti të Norvegjisë dhe anasjelltas.

“Me Naimin (Pacollin) rahmetlinë njihemi që më së paku 15- 16 vite dhe kam shkuar sa herë ka ardhur në aeroportin e Maqedonisë, kam shkuar e kam marrë dhe e kam sjell në Prishtinë”, thotë ky taksist.

Madje a thotë se në momentin që ka kuptuar se familja Pacolli kishte rënë në lumen Lepenc, ishte nisur direkt drejt vendit të ngjarjes.
Thotë se do ta mbajë gjatë një pije që Naim Pacolli e kishte lënë në veturën e tij, herën e fundit kur i kishte sjell nga Shkupi në Prishtinë

“Pardje kur mora vesh e ndiva vetën në obligim të shkoj ta shikoj ngjarjen ( vendin ku ka rënë në Lumë) u preka shumë… bile bile edhe e kam një rast shumë prekës që pijen e tij e kam akoma në veturën time… rast shumë i rëndë ishalla Zoti i jep gajret Shkëlqimit djalit të Naimit”, thotë Berisha.

Ai ka treguar edhe për gjendjen shëndetësore të djalit të familjes Pacolli e të cilin thotë se mbrëmë ka shkuar e ka marrë në emergjencën e spitalit të Shkupit.

“Shkëlqimin isha mbrëmë e mora nga spitali në Maqedoni e liruan djalin si me zor, mezi e liruar sepse i kërkonin para ata të spitalit në Shkup, a ky ishte rast emergjent. Kjo familje ka shtetësi norvegjeze, këta janë tu shkolluar, Shkëlqimi është nxënës shumë i mirë para dy tre muajve ka diplomuar me notën dhjetë në Norvegji”, rrëfen Berisha.

Ai thotë se mezi pres ta përfundojë orarin e punës dhe të niset direkt te familja Pacolli.

“E thirra vëllain i thash se nuk mund të vozis për shkak të mërzisë, po pres ta kryej punën e të nisem direkt atje. Shumë jam i prekur, rast i rëndë… më ka prek në zemër”, tha ai.

Haxhiu: Serbia t’i dorëzojë kriminelët, nuk mund të falen 20 mijë dhunime seksuale gjatë luftës