Sporti

Shkëlqeu me Feronikelin, Llapi dhe Dinamo e Tiranës interesohen për Muhamet Hysenin

06/19/2023 10:41
nga:L J

Sulmuesi i Feronikeli 74′, Muhamet Hyseni ishte padyshim një nga më meritorët që klubi nga Drenasi u inkuadrua në Superligë, pasi kishte paraqitje të shkëlqyeshme vazhdimisht në Ligën e Parë.

Hyseni realizoi 16 gola dhe asistoi në 6 raste në këtë stinor, duke pasur shifra fantastike që e ndihmuan ekipin në arritjen e objektivit.

Burime të ‘GazetaBlic Sport’ mësojnë se për lojtarin e njohur kosovar tashmë ka dy oferta.

Klubi më i interesuar për shërbimet e tij është Llapi, klub ky në të cilët ai ishte edhe më herët ku fitoi Kupën e Kosovës. Batatina e pëlqen lojtarin dhe e sheh atë si potencial për sulmin e klubit.

Por në drejtim të tij ka edhe një ofertë, pasi Dinamo e Tiranës e pëlqen dhe do transferimin e tij.

Transferimi i Muhamet Hysenit megjithatë është më i mundur tek skuadra e Llapit, por ende nuk ka diçka konkrete.

/GazetaBlic Sport