Sporti

Heroi i finales, Unai Simon: “Titulli është për të gjithë tifozët, lojtarët dhe stafin”

06/19/2023 10:03
nga:L J

Portieri i kombëtares spanjolle, Unai Simon, i cili shkëlqeu në penallti, është shprehur shumë i lumtur pas fitimit të Ligës së Kombeve.

Spanja fitoi ndaj Kroacisë në penallti me rezultatin 5-4, për të marrë titullin, shkruan GazetaBlic Sport.

“Është për të gjithë tifozët, lojtarët dhe stafin. Të gjithë lojtarët dhe gjithë ‘stafi’ që nisën këtë mision janë për t’u përgëzuar, sepse pa ata nuk mund të festonim tani”, vlerësoi gardiani.

Sa i përket lojës, Unai Simón përmblodhi: “Ishte shumë, shumë afër. E dinim që nuk do të fitonim lehtë. Ne prisnim që ata të ishin shumë të fortë në mbrojtje. Ne e rritëm lojën në zotërimin e topit, në krah, dhe mundëm të ndalonim kundërsulmet dhe krosimet e tyre. Ata kishin dy tanke përpara, por Ayme (Laporte) dhe (Robin) Le Normand, dhe më pas Nacho, arritën ta zgjidhin atë. Sinqerisht, nuk e prisja që të shkonim në penallti. Mendova se do ta zgjidhnim më shpejt, por në fund fituam titullin”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport