Lajme

Kurti: Gjuha e urrejtjes mund të shkaktojnë dhunë të neveritshme

06/18/2023 21:59
nga:G B

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka thënë se  është e rëndësishme të kuptohen efektet e dëmshme të gjuhës së urrejtjes që sipas tij mund të shpine në dhunë të neveritshme.

Kurti në ditën e gjuhës së urrejtjes ka thënë se ne duhet të afirmojmë të drejtën tonë për të jetuar pa qenë në shënjestër.

“Historia e vendit tonë tregon se çfarë lloj dhune mund të rezultojë nga gjuha e urrejtjes. Në ditën e gjuhës së urrejtjes ne afirmojmë të drejtën për të jetuar pa qenë në shënjestër”, ka thënë Kurti.

“Gjuha e urrejtjes shpesh hidhet poshtë si e parëndësishme kur në fakt fjalët lënduese dhe fjalët e urrejtjes mund të shkaktojnë dhunë të neveritshme”, ka përfunduar Kurti në Twitter.