Lajme

Zvogëlimi i numrit të punësuarve në vitin 2023, reagon ministri Murati: Lajmet e rreme nuk kalojnë

06/18/2023 19:05
nga:G B

Ministri i financave, Hekuran Murati, ka reaguar lidhur me lajmin se numri i të punësuarve është zvogëluar me rreth 30 mijë në vitin 2023, raporton Gazeta Blic.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se lajmet e rreme nuk kalojmë.

Sipas tij, informata e saktë sipas raportit të fundit të ATK-së është se, për muajin prill 2023 janë të deklaruar 395,166 të punësuar, apo rreth 7 mijë më shumë sesa TM1 2022.

Postimi i tij i plotë:

Lajmet e rreme nuk kalojnë!

Autori ka bërë krahasim të vendeve të PËRGJITHSHME të punës në TM1 2022, me të punësuarit që kanë punë PRIMARE në prill 2023.

Përndryshe, informata e saktë sipas raportit të fundit të ATK-së është se, për muajin prill 2023 janë të deklaruar 395,166 të punësuar, apo rreth 7 mijë më shumë sesa TM1 2022 – nëse duam t’i krahasojmë indikatorët ashtu si duhet.