Lajme

“Expose” sjell sonte dokumentarin “As pas 365 ditësh s’u pa paga minimale e Albin Kurtit”

06/18/2023 16:47
nga:G B

Ka kaluar një vit që kur në Kuvendin e Kosovës është miratuar projektligji për pagën minimale.

Ky projektligj është miratuar vetëm në lexim të parë.

Propozimi i Qeverisë Kurti ka qenë që paga minimale të jetë 264 euro, gjë që është kundërshtuar nga partitë opozitare, shoqëri civile e sindikata.

Për këtë projektligj, pagën minimale, mos sjelljen e tij për votim në Kuvend në lexim të dytë e pakënaqësitë, për “Expose” të Gazeta Blic, kanë folur deputeti i VV-së, Eman Rrahmani, deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, Faton Klinaku nga OVL UÇK, Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat dhe profesori i ekonomisë, Ujkan Bajra.

“Expose” transmetohet sonte nga ora 21:00, në Kanal10 dhe Gazeta Blic Live në Facebook.