Sporti

Vojvoda: Kushtet ishin të vështira, nuk humbëm, por tani varemi nga rezultatet e tjera

06/16/2023 23:06
nga:E K

Kosova nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë sot ndaj Rumanisë në “Fadil Vokrri”.

“Dardanët” luajtën baras me rezultat 0-0 në një ndeshje që në pjesën e dytë kishte iniciativë të plotë nga ana e Kosovës, shkruan GazetaBlic Sport.

Edon Zhegrova arriti që të tund portën e Rumanisë në minutën e 69’të me kokë, por goli i tij u anulua nga VAR.

Pas ndeshjes për media foli, Mergim Vojvoda i cili potencoi kushtet e rënda të stadiumit.

“Kemi provuar të luajmë, kushte nuk ishin ideale, por kjo ishte për dy ekipet, është mëkat që kjo lojë shkoi dëmë për shkak të kushteve”, tha Vojvoda.

“Ishte e rëndësishme fitorja, nuk humbëm, por tani varet edhe nga ekipet e tjera”, shtoi ai.

/GazetaBlic Sport/