Lajme

Sulmohet gazetarja e Klan Kosova në Leposaviq, merr lëndime në këmbë

06/16/2023 19:56
nga:Y I

Qendresa Sinani, gazetare në Klan Kosova, është sulmuar gjatë ditës së sotme derisa po raportonte nga komuna e Leposaviqit.

Sinani ka qenë në turmën e medieve që është gjuajtur me gurë nga protestuesit e maskuar, dhe ka pësuar lëndime në këmbën e djathtë.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është tejet i shqetësuar me sulmet fizike kundër gazetarëve që kanë ndodhur sot në Komunën e Leposaviqit, andaj bën thirrje të gjithë kolegëve që të kenë kujdes të shtuar gjatë raportimit, dhe të mos rrezikojnë sigurinë e tyre fizike thuhet në njoftimin e AGK-së.

Njoftimi i plotë: