Kosova do të zhvillojë ndeshjet kualifikuese të qershorit me Rumaninë dhe Bjellorusinë.
Rumania do jetë kundërshtari i parë i Kosovës, ku ‘Dardanët’ do të luajnë në ‘Fadil Vokrri’ me 16 qershor, shkruan GazetaBlic Sport.
Selektori i Rumanisë, Edward Iordanescu foli për media.
“Ne duhet të punojmë, edhe të vuajmë nëse është e nevojshme. Shpresoj të marrim një rezultat pozitiv. Kemi përballë një kundërshtar të fortë dhe të motivuar. Është një kundërshtar me shumë lojtarë në ligat kryesore me shumë cilësi individuale. Këto gjëra na vënë në gatishmëri”, tha Iordanescu.
/GazetaBlic Sport/


