Kryeministri i vendit, Albin Kurti nga salla e Kuvendit ku po raporton para deputetëve ka treguar se çka ka diskutuar me ambasadorët e QUIN-it para pak minutash.
Kurti ka thënë se ka shprehur protestën e tij për heshtjen e KFOR-it për rrëmbimin e tre policëve ndërkohë që ka kërkuar reagim urgjent.
“Në këtë takim po vi nga një takim i përbashkët me të gjithë ambasadorët, zëvendës ambasadoret, shefat e misioneve dhe diplomatët e tjerë të akredituar ku gjerë e gjatë ua kemi shpjeguar e i kemi informuar për ditën e djeshme dhe të sotme, dhe tash kur po bëhen 30 orë prej kidnapimit të tre policëve e që ende s’kemi deklaratën zyrtare shpjeguese nga KFOR-i i cili ka qenë në vendin e ngjarjes në kam shprehur edhe protestën time për këtë heshtje por edhe kërkesën për reagim urgjent”, tha Kurti.


