Sporti

Ekskluzive: Adnard Mehmeti huazohet tek Partizani vetëm për ndeshjet e Evropës

06/15/2023 15:40
nga:Mergim Rreci

Futbollisti kosvovar, Adnard Mehmeti kishte një sezon të mirë me skuadrën e Erzenit.

‘GazetaBlic Sport’ mëson se ai është huazuar tek skuadra e Partizanit vetëm për ndeshjet e Evropës.

Ai do të jetë pjesë e skuadrës nga kryeqyteti në ndeshjet të cilat do t’i zhvillojnë në kualifikueset e Ligës së Kampionëve.

Kujtojmë që ‘GazetaBlic Sport’ raportoi disa ditë më parë se për të ka interesim edhe nga skuadra evropiane.