Sporti

Të gjitha biletat e shitura, pritet spektakël në ‘Fadil Vokrri’ në ndeshjen e nesërme mes Kosovës dhe Rumanisë

06/15/2023 14:47
nga:Mergim Rreci

Kombëtarja e Kosovës do të luajë dy ndeshjet e radhës kualifikuese për kampionatin evropian “Euro2024” ndaj Rumanisë dhe Bjellorusisë.

Përveç dy kombëtareve të lartëpërmendura, Kosova ndodhet në grupin I edhe me Zvicrën, Izraelin dhe Andorrën, shkruan GazetaBlic Sport.

Ishin dy rezultate jo shumë pozitive në dy ndeshjet e para, sidomos barazimi ndaj Anodrrës, me ‘Dardanët’ që kërkojnë këndelljen në atë që mund të jetë ‘treni i fundit’ për një kualifikim të mundshëm në Evropian.

Të gjitha biletat janë shitur për takimin e ditës së nesërme, me stadiumin ‘Fadil Vokrri’ që pritet të jetë i stërmbushur dhe me shumë atmosferë.

Kryetari i ‘Dardanëve’, Luli Berisha konfirmoi për ‘GazetaBlic Sport’ poashtu se biletat që i kishin në dispozicion janë shpërndarë tek qendrat nëpër Kosovë dhe poashtu paralajmëroi se do të ketë koreografi interesante në tribuna.

“Të gjitha biletat që i kishim ne në dispozicion i kemi shpërndarë falas tek anëtarët tonë, për të tjerat nuk kam informacion. Natyrisht, koreografia nuk do të mungojë asnjëherë nga ana jonë“, ka thënë ai.

/GazetaBlic Sport/