Njohësi i zhvillimeve politike, Agon Maliqi, foli rreth situatave të fundit të krijuara në veri të Kosovës.
Ai tha se për fat të keq po shkojmë drejt një përshkallëzimi të situatës së veriut.
Maliqi tha se mjafton vetëm një plumb i vetëm që situata të marrë dimensione të pa menduara më herët.
“Mendoj se një konflikt më i madh mund të parandalohet nga NATO, por mund të ndodh gjithçka. Unë mendoj se po shkojmë drejt një përshkallëzimi më të madh pasi ka humbur dhe kontrolli në Veri. Kemi edhe serbët në veri që po shfaqin pakënaqësi ndaj Vuçiçit. Dje turmat po rrihnin pjesëtarët e listës serbe.
“Aty ka elemente që janë jashtë kontrollit të Beogradit, mjafton vetëm një plumb, një polic i vrarë i Kosovës, apo një ushtarë i vrarë i Nato-s që situata të shkojë në një dimension të paparashikueshëm”
“Kosova ka marrë sot masa për ndalimin e makinave serbe dhe mallrat serbe. Brenda dy tre javësh, po ndalove mallrat e serbëve veriu do fillojë të ndiejë mungesën e mallrave dhe mund të fillojë një tension i ri”,-tha për Euronews Albania, analisti Agon Maliqi.



