Skuadra e Partizanit ka njoftuar se ka mbyllur bashkëpunimin me lojtarin Engjell Hoti.
Hoti fitoi titullin kampion me Partizanin sivjet, megjithatë në pjesën e dytë të stinorit nuk ishte aktiv me skuadrën.
Për largimin e tij, GazetaBlic Sport kishte raportuar para dy javësh.
Ja njoftimi i klubit të Partizanit:
???????????? ?????̈?? ????
“Partizani dëshiron ti shpreh mirënjohjen Engjëll Hotit për kontributin e dhënë në fitimin e titullit kampion dhe përkushtimin e tij me fanelën e kuqe, me të cilën regjistroi 7 gola dhe 3 assiste.
Klubi i uron Engjëll Hotit shumë suksese në vazhdim të karrierës së tij. Kënaqësi që ishe pjesë e familjes tonë të madhe FK Partizani”, shkruan klubi.
/GazetaBlic Sport


