Liridon Fetahaj ka njoftuar për largimin e tij nga skuadra e Lirisë.
Futbollisti prizrenas nuk do të jetë pjesë e Lirisë në edicionin e ardhshëm, duke mos e vazhduar kontratën, shkruan GazetaBlic Sport.
Ai e ndihmoi skuadrën të ngjitej në nivelin elitar të futbollit kosovar, por që kjo nuk ka mjaftuar që palët të vazhdojnë bashkëpunimin.


