Lajme

Dy të plagosur në Pejë

06/14/2023 08:54
nga:Astrit Gashi

Dy persona janë plagosur në orët e vona të së martes në Pejë.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Ali Pashe Gucia” rreth orës 23:30.Kjo pasi aty ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Kështu tha Driton Rugova, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.

“Të njejtit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, dhe të njejtit sipas ekipit mjekësor janë jasht rrezikut për jetë”, tha Rugova.