Lajme

Ngjarjet për ditën e sotme

06/14/2023 07:40
nga:G B

Ngjarjet për ditën e sotme, 14 qershor 2023:

Inspektori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë Kujtim Shala raporton në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, Ora, 10:00)

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere e shqyrton Projektligjin për Institutin e Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, Ora 10:00)

Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM) prezanton të arriturat e projektit “Avancimi i të drejtave gjuhësore në Kosovë” përkitazi me mbështetjen ofruar institucioneve relevante në avancimin e kornizës politikëbërëse të të drejtave gjuhësore dhe zbatimin efikas të tyre. (Selia e IOM, Lidhja e Pejës, Prishtinë, Ora 10:00)

Në nderim të ditës së çlirimit të Drenasit hapet ekspozita “Para Mesnatës” e artistit Gazmend Buzhala. (Holli i Sallës së Kulturës, Drenas)11:00 – 16:00

Komuna e Lipjani organizon Akademi Përkujtimore për nder të Ditës së Dëshmorëve. Merr pjesë kryetari Imri Ahmeti. (Objekti i ri i Komunës, Lipjan)

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, Ora 11:00)

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit e shqyrton Projektligjin për Institutin e Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola e pret në takim presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani. (Parlamenti Evropian, Strasburg, Ora 11:05)

Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola bashkë me presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani mbajnë konferencë për medie. (Parlamenti Evropian, Strasburg, Ora 11:20)

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të Presidentes së Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, i adresohet Parlamentit Evropian. (Parlamenti Evropian, Strasburg, Ora 11:30)

Komisioni për Integrim Evropian e shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 204, Ora 12:00)

OJQ “Aktiv”, në bashkëpunim me OJQ “ACDC”, bënë prezantimin e raportit, me titull “Mbështetje e mëtutjeshme për qasje në drejtësi dhe të drejtat e njeriut në rajonin e Mitrovicës”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, Ora 13:00)

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban mbledhje të jashtëzakonshme të kryesisë. (Selia qendore e AAK-së, ora 16:00)

Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë organizon hapjen e ekspozitës së përkohshme të veprës ‘Në Pah’ nga Dashnor Ajeti, i përzgjedhur nga thirrja për projekte artistike – DwP Creations. (Qendra e Dokumentim në Kosovë, ora 17:00)

Klubi i boksit “Kastrioti organizon turneun tradicional të boksit ” Dita e Çlirimit të Obiliqit”. (Sheshi “Dëshmorët e Kombit”, Obiliq, Ora 17:00)