Lajme

Anulohet mbledhja e dy qeverive, Kosovë-Shqipëri

06/13/2023 19:07
nga:Genita C

Mbledhja mes dy qeverive, të Kosovës dhe të Shqipërisë, e planifikuar për të mërkurën e 14 qershorit në Gjakovë, duket se është anuluar.

Burime të Klan Kosovës nga Tirana kanë thënë se nuk e kanë në plan që të udhëtojnë për në Prishtinë për këtë mbledhje.

Qeveria e Kosovës nuk ka dalë ende me njoftim.