Skaudra e Trepçës e përfundoi edicionin e kaluar si nënkampione e Superligës së Kosovës në basketboll.
Menjëherë pas përfundimit të finales së fundit, skuadra mitrovicase e prezantoi ardhjen e trajnerit të ri, Adis Beciragic.
Trajneri bosnjak kishte suksese të mëdha me Golden Eagle Yllin, duke fituar dy herë rresht titullin kampin, gjë të cilën do ta synojë edhe me ‘Minatorët’.
Pritet të ketë disa ndryshime në klub, me disa basketbollistë që tashmë janë larguar, me klubin që synon të ketë një merkato sa më cilësore, sidomos tek basketbollistët e huaj.
‘GazetaBlic Sport’ mëson se kapiteni i skuadrës Valdrin Haxhiu nuk pritet të largohet nga klubi dhe do të jetë pjesë e skuadrës edhe për edicionin e ardhshëm.
34 vjeçari nuk pritet të ndryshojë ambient, me drejtuesit dhe trajnerin e klubit që duket se kanë gjithashtu besim të plotë tek ai.
Haxhiu e ka dëshmuar me vite të tëra lidhjen e fortë me skuadrën e Trepçës, duke qenë pjesë e sukseseve të mëdha, si triumfit i titutlli kampion dhe fitimi i Kupës për 3 edicione.

/GazetaBlic Sport/


