Lajme

Dita e Çlirimit, ambasadorët e QUINT-it nuk i shkojnë Kurtit e Osmanit në pritjen shtetërore

06/12/2023 19:40
nga:Genita C

Ambasadorët e vendeve të QUINT-it, e kanë bojkotuar pjesëmarrjen në pritjen shtetërore të Ditës së Çlirimit.

Në këtë ceremoni të organizuar nga kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani, nuk janë parë, as krerët e opozitës.

Pjesëmarrës në këtë ceremoni janë parë prezentë vetëm ambasadorët, ai i Zvicrës por edhe i Arabisë.

Qeveria e Kosovës e as Presidenca nuk kanë reaguar ende.

Kurti falënderon NATO’n që ndërhyri më 1999: Çlirimi erdhi pas shumë dhimbjeve, vuajtjeve e humbjeve të popullit të Kosovës

Dita e Çlirimit, Osmani: Kjo ditë përmbyll një kapitull të errët të së kaluarës tonë