Sporti

Zyrtare: Kujtohet më në fund Giresse, e fton Albion Rrahmanin për ndeshjet e qershorit

06/11/2023 16:19
nga:Mergim Rreci

Përzgjedhësi Alain Giresse e ka ftuar në grumbullimin e Kombëtares sulmuesin e FC Ballkani, Albion Rrahmani.

Ai do t’i bashkohet ekipit sot dhe do të jetë në dispozicion të trajnerit për dy ndeshjet kualifikuese kundër Rumanisë dhe Bjellorusisë, njofton FFK, përcjell GazetaBlic Sport.

Albioni gjatë edicionit të sapopërfunduar spikati me lojëra të mira dhe ishte golashënuesi më i mirë në Albi Mall Superligë, por nuk u përfshi fillimisht në listën e publikuar nga Giresse për ndeshjet e qershorit.

Ai ka qenë pjesë e Dardanëve edhe në grumbullimin e muajit mars.

/GazetaBlic Sport/