Lajme

Coffey: Veriu dobësoi Kosovën, trimëroi Serbinë, përfitoi Rusia

06/10/2023 21:20
nga:Astrit Gashi

Bashkëpuntori i lartë në Institutin Hudson dhe analist me përvojë sa përket sigurisë dhe politikës së jashtme, Luke Coffey, me anë të një postimi në Twitter, ka ripostuar shkrimin e tij, të publikuar më 2 qershor, pas shpërthimit të dhunës më 29 maj në veri të Kosovës.

Në postimin e sotëm në Twitter, Coffey theksoi se si pasojë e asaj që ka ndodhur në veri të vendit, Serbia është trimëruar dhe Rusia është fuqizuar.

“Përleshjet lanë trupat e NATO-s të plagosur, Serbia u trimërua, Kosova u dobësua, Rusia u fuqizua dhe komuniteti transatlantik u nda”, ka shkruar Coffey.

Ai më tutje theksoi se se Ballkani vazhdon të mbetet një zonë destabiliteti që politikbërësit nuk duhet ta injorojnë.