Lajme

Rikthimi i serbëve në Policinë e Kosovës, dyshime në suksesin e konkursit të dytë

06/10/2023 20:32
nga:Astrit Gashi

Rreth 600 zyrtarë policorë nga komuniteti serb në komunat veriore u detyruan të largohen nga Policia e Kosovës, pas presionit të Beogradit.

E për zëvendësimin e tyre, Policia hapi konkursin e dytë, ku sipas drejtorit të përgjithshëm kanë aplikuar një numër i mjaftueshëm.

“Ka përfunduar (konkursi për policë) dhe kanë aplikuar numër i mjaftueshëm”, ka bërë të ditur drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.

E njëri nga ish-drejtorët e Policisë së Kosovë thotë se është skeptik se mund të përmbushet numri i nevojshëm me këtë konkurs, për shkak edhe të presionit që iu bëhet serbëve lokalë atje.

Sipas tij, nuk duhet që institucionet kosovare të arrijnë një marrëveshje politike për rikthimin e serbëve të dorëhequr në pozitat e tyre.

Por, ndryshe mendon njohësi i çështjeve politike, Visar Xani.

Ai vlerëson se me një marrëveshje të tillë politike, do të duhej rikthyer gjithë serbët e dorëhequr e jo të ketë selektime. Aktualisht, në stacionet policore në katër komunat veriore janë vendosur policët nga të gjitha rajonet e Kosovës, raporto Tëvë1.