Sporti

Zanetti-lojtarëve: Faleminderit që na dhuruat këto emocione, ta kurorëzojmë ëndrrën!

06/10/2023 15:26
nga:E K

Zëvendës Presidenti i Interit, Javier Zanetti, u dërgoi një mesazh lojtarëve “zikaltër” përpara finales së Championa League ndaj Manchester Cityt këtë të shtunë.

Duke folur për mediet italiane, Zanetti falenderoi lojtarët, ndërsa u kërkoi të kurorëzojnë ëndrrën.

“Djema, faleminderit që na dhatë mundësinë të përjetojmë këto emocione, le të shkojmë dhe të kurorëzojmë ëndrrën”, u shpreh ai.