Inter dhe Manchester City do të përballen sot në finalen e Ligës së Kampionëve.
Të dy skuadrat tashmë kanë arritur në Stamboll aty ku me fillim nga ora 21:00 zhvillohet finalja e madhe në stadiumin “Ataturk“, shkruan GazetaBlic Sport.
Ylli i Manchester Cityt, Ilkay Gundogan ka folur për media para ndeshjes së sotme.
“Të kesh më shumë dëshirë për të fituar sesa frikë nga humbja është gjithmonë vendimtare në finale si kjo. Duhet të përpiqemi ta shijojmë në maksimum, duke i kujtuar vetes se çfarë privilegji është të jetosh një natë të tillë. Nëse kur 18 vjeç dikush do të më kishte thënë se do të kisha luajtur dy Champions League, finale, do ta kisha quajtur të çmendur”, deklaroi ai.
/GazetaBlic Sport/


