Asistenti ekzekutiv i kryeministrit Albin Kurti, Arianit Beqiri ka bërë një postim skandaloz në rrjetin e tij social duke u tallur me sëmundjen e ish-kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa.
Beqiri ka ironizuar me sëmundjen e rëndë të Isa Mustafës, duke ia përshtatur një fotografi të Mustafës me bastun me mbishkrimin “Shkatërruesit e LDK-së”, në rrjetin e tij social “Twitter”.
Për të mirën e Prishtinës sonë: tash me punë të ndërshme, përparimtare e ndryshime të mëdha. pic.twitter.com/W7nCTnGLyL
— Arianit Beqiri (@ArianitBeqiri) June 8, 2023