Lajme

Zogaj: Politika e jashtme po udhëhiqet nga çirrjet e zërave të Agim Bahtirave nëpër studio televizive, për të tillë Escoabr e Blinken janë naivë

06/08/2023 18:39
nga:G B

Analisti Petrit Zogaj ka thënë se politika e jashtme e Kosovës, aktualisht po udhëhiqet nga çirrjet e zërave të Agim Bahtirave nëpër studio televizive, duke kërkuar “ngjyrën” e gjakut të Halil Matoshit, raporton Gazeta Blic.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se për njerëz të tillë, Escobar e Blinken janë naivë e po punojnë për anën tjetër.

Postimi i tij i plotë:

Aktualisht politika e jashtme e Kosoves po udhehiqet nga cirrjet e zerave te agim bahtirave neper studio televizive edhe duke kerku “ngjyren” e gjakut te Halil Matoshit. Sigurisht per kete kategori njerezish, Escobar e Blinken jane me se paku naive, e ndoshta edhe duke punu per anen tjeter. Me sa duket nuk kemi pare gje akoma.