Lajme

Meliza Haradinaj për draft-statutin e Edi Ramës: Qëllimi i njëjtë, ndarja e Kosovës

06/08/2023 15:26
nga:Astrit Gashi

Reagime të shumta ka pasur pasi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka propozuar kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe presidentit të Francës, Emmanuel Macron, një propozim për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe në Kosovë. Ish-ministrja e jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj ka reaguar duke thënë që nuk duhet të gabohemi, qëllimi mbetet i njëjtë, ndarja e Kosovës.

Ish kryediplomatja kosovare përmes një postimi në Twitter ka thënë se agjentët e idesë së shkëmbimit të territoreve janë vënë në lëvizje për jetësimin e Asociacionit me kompetenca ekzekutive.

“Pra tash ‘agjentët’ e idesë së shkëmbimit të territoreve janë vënë në lëvizje për jetësimin e Asociacionit me kompetenca ekzekutive. Të mos gabohemi. Qëllimi mbetet i njejtë: ndarja e Kosovës!!”, ka shkruar Haradinaj.