Mesfushori i Chelseat, Mateo Kovacic, foli për shtypin britanik për të ardhmen e tij:
Kroati la të hapur mundësinë e largimit të tij nga “Blutë“, shkruan GazetaBlic Sport.
“Kam mbetur edhe një vit nga kontrata ime me Chelsean. Ka qenë një sezon shumë i keq. Gjithçka tregon se pas pesë vitesh do të ndryshoj mjedisin tim, por do të shohim akoma çfarë ndodh. Finalja e Ligës së Kampionëve? Manchester City është një skuadër e lartë dhe e meriton të jetë në finalen e Champions League. Kjo është ajo që duhet të them. Vera është e gjatë, do të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen“, tha ai.
/GazetaBlic Sport/


