Sporti

Ishte vendimtar në transferimin e Ermal Krasniqit në Rumani, Petrescu largohet nga Cluj

06/08/2023 15:04
nga:L J

Skuadra e Cluj ka njoftuar se Dan Petrescu është larguar nga klubi.

Petrescu ishte pjesë e Cluj dhe ishte personi vendimtar për transferimin e Ermal Krasniqit në ekipin rumun, shkruan GazetaBlic Sport.

Cluj ka njoftuar se Petrescu është larguar nga pozita e trajnerit.

Ja njoftimi:

“Faleminderit, Dan Petrescu!
Drejtuesit e klubit tonë, së bashku me trajnerin Dan Petrescu, arritën një marrëveshje për zgjidhjen miqësore të kontratës.
Faleminderit, zotëri, për gjithçka që keni bërë për klubin tonë, për përkushtimin dhe profesionalizmin që ju karakterizon, për kontributin vendimtar që keni dhënë në fitimin e 5️⃣ titujve të fundit dhe të gjitha paraqitjet evropiane të shënuara nga CFR Cluj në vitet e fundit.
Ju urojmë fat në të ardhmen”, shkruan Cluj.

/GazetaBlic Sport