Sporti

Çështje e kryer, Bellingham futbollist i ri i Real Madrid| Detajet e kontratës

06/07/2023 15:59
nga:Mergim Rreci

Eksperti i transferimve, Fabrizio Romano ka konfirmuar transferimin e Jude Bellingham në Real Madrid.

Tarifa e transferimit do të jetë 100 milion € plus shtesa, me madrilenët që kanë marrëveshje tashmë edhe me zyrtarët e klubit gjerman, shkruan GazetaBlic Sport.

Bellingham do të nënshkruajë kontratë gjashtëvjeçare të vlefshme deri në qershor 2029, e rënë dakord në prill.

Testet mjekësore tashmë janë rezervuar pasi Reali dëshironte t’i kryente këtë javë.

/GazetaBlic Sport/