Lajme

Musliu-Shoshi: Qytetarët nuk e kanë meritu një kryeministër si Kurti që kontribon kaq shumë në prishjen e marrëdhënieve me SHBA-të

06/07/2023 14:12
nga:Y I

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi në një prononcin dhënë për “Gazeta Blic” ka folur në lidhje me situatën në veri të vendit.

Musliu tha se Kurti nuk pati një koordinim me aleatët për veprimet që ka ndërmarrë në veri  dhe solli gjendjen që është tani.

Ajo tha se është ‘marre’ që pas 20 vitesh që një vend mik si SHBA-të, me e vendos Kosovën në listë me Rusinë, Iranin, Afganistanin, Sirinë dhe Korenë e Veriut.

“Ne e dimë që për situatën në veri, jo vetëm Kurti por çdo kryeministër që ka qenë më herët, gjithmonë është dashur që të ketë një koordinim me vendet aleate, shtetet tona mike sidomos Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar, vendet e QUINT-it, BE-në , është dashur patjetër që të ketë një koordinim në mënyrë që të marrim veprime dhe ta integrojmë atë pjesë të Republikës së Kosovës. Ajo është një pjesë fragjile që gjithmonë ka dashur një kujdes dhe një koordinim të veçantë .

“E kemi parë që kjo ka mungu tek kryeministri Kurti dhe si rrjedhojë ne shohim se ku jemi sot. Jeni dëshmitarë që zoti Kurti ka premtu që do të ketë dialog të brendshëm me serbët. Ka qenë kundër dialogut, ka qenë kundër negociatave dhe tashmë shohim që është edhe kundër SHBA-ve dhe BE-së. Ka një politikë të cilën edhe ne si opozitë nuk e dimë se ku është duke e dërguar vendin. Nëse ne i themi jo Amerikës e cila është meritore për të gjitha proceset që ne i kemi kalu si vend, nëse i themi jo Bashkimit Evropian të cilët ende vazhdojnë na përkrahin si në procesin e dialogut po ashtu edhe me fonde. Eshtë ‘marre’ sot pas 20 vitesh një vend mik, që është punu shumë me gjenerata të tëra, ka patur një bashkëpunim të jashtëzakonshëm, i kemi patur përkrahës numër një në çdo proces që kemi qenë, me ardhë në një listë me pesë vende të cilat janë të sanksionuara nga SHBA-të, si Rusia, Irani, Afganistani, Siria dhe Koreja e Veriut”

Musliu-Shoshi tha se qytetarët nuk e kanë meritu një kryeministër si Kurti, i cili kontribon kaq shumë në prishjen e marrëdhënieve me SHBA-të.

“Serbia është dashur ta bëjë një lobim të jashtëzakonshëm me sjellë Kosovën në këtë pikë që është sot. Me të vërtetë ne si qytetar të këtij vendi dhe si Republikë nuk kemi meritu që të kemi një kryeministër të tillë i cili kontribon kaq shumë në prishjen e marrëdhënieve me aleatët tanë e posaçërisht me SHBA-të. Prandaj unë pres një përgjegjësi nga kryeministri Kurti që të mos luaj me lojërat që nuk ben me këtë vend sepse kemi dhënë shumë, që të vijmë në ditën që jemi. Duhet të jashtëzakonisht i kujdesshshëm, duhet të ketë koordinim dhe nuk duhet të tregohet i pabesë ndaj aleatëve tanë sepse nuk ata harrojnë dhe nuk falin” tha Musliu-Shoshi për “Gazeta Blic”