Sporti

Nikson Mema afër transferimit tek skuadra e njohur kosovare

06/07/2023 10:07
nga:L J

Futbollisti i njohur kosovar, Nikson Mema është larguar nga Flamurtari pas përfundimit të sezonit.

Nikson Mema pritet ta vazhdojë karrierën e tij në Ligën e Parë tek skuadra e Ulpianës, mëson GazetaBlic Sport.

Mema është shumë afër arritjes së marrëveshjes me klubin e Ulpianës dhe pritet të transferohet në klubin lipjanas në këtë afat kalimtar.

Ai do të jetë përforcimi i parë i Ulpianës, teksa klubi po tenton të rikthehet në Superligën e Kosovës.

/GazetaBlic Sport