Lajme

Haradinaj: Kurti duhet t’i kërkoj falje sekretarit amerikan

06/06/2023 22:40
nga:G B

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e pati quajtur naiv sekretarin Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, pas masave që ShBA-të i patën marrë ndaj Kosovës, si rezultat i zhvillimeve në veri të vendit.

Por, për këto deklarime kryeministri Kurti duhet të kërkojë falje.

Kështu tha ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Daut Haradinaj.

“Duhet me pas shumë kujdes në komunikim. Ka përplasje agresive Rusi-Amerikë, por Lavrovi nuk i jep këso komente sekretarit amerikan, ose sekretari amerikan ministrit të jashtëm rus”, tha Haradinaj në emisionin Rubikon në Klan Kosova.