Lajme

Rohde: Nevojë urgjente për të punuar në objektivat e deklaratës së BE-së

06/05/2023 19:50
nga:G B

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde kërkuar që kryeministri i Kosovës urgjentisht të fillojë me plotësimin e kërkesave të Bashkimit Evropian.

“Kryeministri Albin Kurti prezantoi pikëpamjen e tij për zhvillimet aktuale në veri dhe dialogun. Me ambasadorin Olivier Guerot përsëritëm qëndrimin tonë të qartë në përputhje me deklaratën e fundit të QUINT-it/BE-së. Nevoja urgjente për të punuar në objektivat e deklaratës së BE-së. Mbështetje e plotë për Miroslav Lajçakun”, ka shkruar Rohde në Twitter.