Ka vazhdua përplasje në rrjete sociale në mes të deputetit të LDK-së, Avdullah Hoti dhe ministrit të bujqësisë, Faton Peci, raporton Gazeta Blic.
Hoti përmes një postimi në Facebook, i është kundërpërgjigjur Pecit, i cili e quajti atë analfabet.
Ai thotë se Peci është në siklet se është bërë argat i atij që po e dëmton Kosovën, derisa po merret me inspektim të lokaleve për pirje të duhanit, derisa ka mandat për zhvillim të bujqësisë.
Hoti ka ftuar Pecin që të nisë të punojë diçka pasi i shkoi mandati.
Postimi i tij i plotë:
Inspektor Peci në botën e çudirave
Pasi faktet dëshmojnë se puna e tij në bujqësi është e padukshme, Inspektor Peci paska vazhduar me ofendime.
Është në siklet se është bërë argat i atij që çdo ditë po e dëmton shtetin e Kosovës. E shan çdo ditë shtëpinë e mëparshme politike të tij , por nuk guxon të thotë një fjalë për përjashtimin e Kosovës nga ‘Defender 2023’.
E ka marrë mandatin nga Kuvendi për zhvillimin e bujqësisë, e ky merret me inspektimin e lokaleve për pirje të duhanit.
Po shkon edhe viti i tretë i qeverisjes dhe asnjë shenjë nuk ka në bujqësi nga puna e tij.
E ftoj z. Peci të nis të punoj diçka se i shkoi mandati.
E vërteta është se, sipas raportit të Qeverisë, në tre mujorin e parë të këtij viti, subvencionet në bujqësi janë ZERO dhe investimet kapitale në bujqësi janë ZERO.
Hoti për Pecin: Është bërë inspektor kundër duhanit, por është ministër i bujqësisë


