Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka reaguar ndaj deputetit të LDK-së, Avdullah Hoti, derisa ky i fundit e kritikoi për subvencionet në bujqësi, raporton Gazeta Blic.
Ai përmes një postimi në Facebook e ka quajtur Hotin analfabet, derisa ka thënë se është hera e fundit që polemizon me të.
Postimi i tij i plotë:
Hera e fundit që polemizoj me një analfabet!
Hoti nuk ka pagesa të subvencioneve në këtë periudhë, janar – mars 2023 sepse në vitin 2022 ska pasë borxhe por në këtë periudhë ka pasë aplikim për subvencione!
Borxhi i vitit paraprak është ZERO ndërsa borxhet / obligimet tua kanë qenë mbi 40 milionë në vitin 2020 ndërsa kanë filluar të mbulohen në 2021-tën.
Hoti për Pecin: Është bërë inspektor kundër duhanit, por është ministër i bujqësisë


