Lajme

Ish ambasadori: Kosova ta prezantojë draft statutin për Asociacionin, zvarritjet i bëjnë dëm

06/04/2023 21:10
nga:G B

Emisari special i SHBA-ve, Gabriel Esocbar, ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet ta tërheqë policinë nga veriu dhe të nis urgjentisht diskutimet për Asociacionin.

Lidhur me këtë, ish ambasadori i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, Avni Arifi, në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se Asociacioni është obligim ndërkombëtar.

“Asociacioni është obligim ndërkombëtar i pranuar nga Kosova. Implementimi i obligimeve ndërkombëtare përveç se është detyrim, është shprehje e shtetësisë funksionale dhe funksionim i shtetit ligjor”, thotë ai.

Arifi potencon se Kosova duhet ta prezantojë draft statutin për Asociacionin dhe sa më shpejt që ndodhë kjo, do të jetë më mirë për Kosovën dhe të ardhmen e saj.

“Kosova duhet ta prezantojë draft statutin e asociacionit bazuar në rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese, pra draft statut pa kompetenca ekzekutive dhe pa nivel të tretë të pushtetit. Sa më shpejtë që të prezantohet aq më mirë do të jetë edhe për të ardhmen euro atlantike të Kosovës por edhe zhvendosjen e presionit ndërkombëtar tek Beogradi”, vlerëson ish ambasadori.

Sipas tij, “zvarritjet dhe tendencat për ikje nga obligimet ndërkombëtare nuk e ndihmojnë Kosovën e as nuk e largojnë presionin ndërkombëtar.”/Gazeta Blic/

Ministri Krasniqi flet për vizitën në Leposaviq, jep detaje për takimin me kryetarin – nuk komenton kërkesën e Escobarit për Asociacionin

Escobar kërkesë Kurtit: Tërhiqi forcat speciale nga veriu, urgjentisht të nisin diskutimet për Asociacionin