Sporti

Nuk mjaftojnë 90 minuta për të caktuar fituesin në ndeshjen e barazhit mes Ferizajt dhe Lirisë, përballja shkon në vazhdime

06/04/2023 17:01
nga:E K

Ka përfunduar koha e rregulltë e takimit të barazhit mes Ferizajt dhe Lirisë.

90 minuta lojë nuk mjaftuan për të përcaktuar fituesin e këtij dueli, shkruan GazetaBlic Sport.

Pavarësisht rasteve të shënimit, as Liria e as Ferizaj nuk arritën të tundin rrjetat.

Në pjesën e dytë ndeshja ishte e balancuar me disa raste shënimi tek të dyja skuadrat.

Liridon Fetahaj nga gjuajtja e lirë rrezikoi shumë portën e Ferizajt, kurse nga ana tjetër Ferizaj kishte raste të mira me Sadriun dhe Panadic.

Mbetet të shihet nëse do ketë fitues në vazhdime apo fituesi do caktohet pas ekzekutimit të penalltive.

/GazetaBlic Sport/