Sporti

Milani është në bisedime të avancuara me Ilkay Gundogan

06/03/2023 12:44
nga:Mergim Rreci

Sipas Il Corriere dello Sport, Milani është në bisedime të avancuara me mesfushorin e Manchester Cityt, Ilkay Gündogan, i cili është në dispozicion si agjent i lirë.

Kontrata e gjermanit skadon në qershorin e ardhshëm dhe sipas gazetës me bazë në Romë, kuqezinjtë kanë hapur bisedimet me mesfushorin me përvojë, përcjell GazetaBlic Sport.

Barcelona po negocion gjithashtu me 32-vjeçarin, por sipas raportit, Milani është në ‘bisedime të avancuara’ me ish-yllin e Borussia Dortmundit.

Megjithatë, mesfushori do të marrë një vendim për të ardhmen e tij pas finales së Champions League të javës së ardhshme kundër Interit në Stamboll.

/GazetaBlic Sport/