Sporti

Jashari: Kemi kapacitet dhe forcë për inkuadrim në Superligën e Kosovës

06/03/2023 10:24
nga:Mergim Rreci

Mbrojtësi i skuadrës ë Lirisë, Dardan Jashari është deklaruar shumë i përgatitur për ndeshjen e nesërme të barazhit ndaj Ferizajt.

Ky takim do të zhvillohet me fillim nga ora 15:00, me të dy skuadrat që kërkojnë një vend në Superligën e Kosovës për edicionin e ardhshëm.

Jashari tha për ‘GazetaBlic Sport’ se nuk kanë çfarë të humbin nga ky takim dhe se kanë potencial për ta fituar ndeshjen.

“Sigurisht se ne kemi kapacitet dhe forcë për inkuadrim në Superligën e Kosovës në futboll. Kemi poashtu potencial për t’a mposhtur skuadrën e Ferizajt. Skuadra është e mbushur me futbollistë kualitativ, jemi gati për këtë takim”, tha shkurtimisht ai.

Kujtojmë që Liria e fitoi ndeshjen e parë të barazhit në Ligën e Parë ndaj Ulpianës.

/GazetaBlic Sport/