Lajme

Deputeti i LVV-së ‘sfidon’ Haradinajn: Jemi të gatshëm të shkojmë në zgjedhje!

06/01/2023 18:40
nga:Y I

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, i ka reaguar ‘ashpër’ kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, pasi ky i fundit dje paralajmëroi mocion mosbesimi ndaj qeverisë Kurti.

Rexhaj në një përgjigje dhënë për “Gazeta Blic” tha se ka kaluar koha kur qeveria priste në zyrë Radojiçiqin, duke iu referuar takimin që Haradinaj kishte zhvilluar me të njëjtin, sa mbante postin e kryeminsitrit.

“Mendoj se nuk është koha për një mocion të tillë të cilin e ka kërku zoti Haradinaj sepse tani përballë Serbisë kërkohet unitet. Ka kaluar koha kur Qeveria e tij ka pritur në zyrë Radojiqin, kjo nuk nuk ndodh. Ata do të duhej të ishin në listën e zezë, por po tregojnë se janë duke e sulmuar Republikën e Kosovës me në kry Vuçiqin dhe bandat kriminale. Edhe në brigadat e Koshares, kriminelë të luftës” tha Rexhaj për “Gazeta Blic’

Por Rexhaj tha se ata janë të gatshëm të shkojnë në zgjedhje nëse opozita bëhet bashkë për të rrëzuar qeverinë Kurti.

“Po qe se opozita bëhet bashkë dhe dëshiron rrëzimin e Qeverisë Kurti ne jemi të gatshëm për zgjedhje që tani mirëpo prap po e përsëris që nuk është koha për zgjedhje, është koha për unitet përballë Serbisë” tha Rexhaj në një deklaratë dhënë për “Gazeta Blic”

Arbër Rexhaj, LVV

Ditën e djeshme, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në një konferencë të mbajtur për media paralajmëroi mocion mosbesimi ndaj qeverisë Kurti për shkak të zhvillimeve në veri.

Sipas tij, kryeministri Kurti në vend që të bashkëpunoj me ShBA, ka nxitur një konflikt në veri që i konvenon Serbisë dhe Rusisë.

“Qëndrimi i Aleancës është që të iniciohet mocion mosbesimi për Kryeministrin Kurti. Mocioni bazohet në dy zhvillimet e fundit, i pari është rrezikimi i sovranitet dhe i sigurisë në veri dhe i dyti është prishja e marrëdhënieve me ShBA dhe BE. Do të fillojmë diskutimet me spektrin politik me shoqërinë në përgjithësi. Besoj që mocioni është zgjidhje për këtë situata të krijuar. Kryeministri Kurti në vend që të bashkëpunoj me ShBA, ka bërë një plan të vetin, nuk ka bashkëpunuar me Amerikën po ka nxit një konflikt në veri që i konvenon Serbisë dhe Rusisë”.

“Ajo që e bënë këtë situatë shumë të keqe është pafytyrësia e Kurtit që në emër të Kosovës t’i drejtohet përmes mediave sekretarit amerikan. Kurti ka shkuar në ekstrem me garantin tonë të sigurisë. Jemi falënderues Policisë së Kosovës. Kemi filluar komunikimin e ndërsjellët me grupet parlamentare. Nuk besoj që është çështje pozitë opozitë”, tha Haradinaj raporton “Gazeta Blic”

/Gazeta Blic”

Analistët kundër idesë së Haradinajt për mocion mosbesimi- Nuk është momenti, duhet unitet përballë Serbisë!

AAK-ja inicion mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Kurti

Mocioni i mosbesimit nga AAK, Arben Gashi: S’po merremi me atë çështje, primare kemi situatën në veri