Lajme

AAK i kundërpërgjigjet VV-së: Gomarët janë të rrezikshëm me ec nëpër tokë të minume

06/01/2023 14:09
nga:Astrit Gashi

Zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili i ka reaguar zyrtarëve të Lëvizjës Vetëvendosje pas akuzave të këtyre të fundit ndaj kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili në një konferencë për media bëri të ditur se AAK shumë shpejt do të inicojë mocion për rrëzimin e Qeverisë Kurti, pas gjendjes së krijuar në vend.

Reagimi i tij ka ardhur pasi deputeti i VV-se, Agon Batusha, tha për Gazeta Blic se AAK e priste në zyre të kryeministrit Radojiçiçin dhe se nuk i ka numrat për rrëzimin e Qeverisë, andaj po bën deklarata boshe.

Reagimi i plotë i Xhemailit:

Ushtari që e ka në shpinë gomarin është një ushtar amerikan gjatë luftës së dytë botërore. Arsyeja që ushtari e bartë gomarin në shpinë është se aj mund të shkel në tokë e minume e me i rreziku krejt ushtarët përreth. Edhe njerëzit e tipit të Agon Batushës, i atij të ‘Vajit n’tepsi’ e Avni Zogianit e ndonjë tjetri, duhet me i mbajtë qeshtu nëpër shpinë se janë të rrezikshëm me ec nëpë tokë.

Dështimin e juaj nuk mund ta mbuloni me propagandë të flliqtë.

Deputeti i VV-së i përgjigjet Haradinajt për mocionin: E prisnit në zyre Radojiçiçin – qesharake dhe paradoksale, nuk i keni numrat