Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka takuar sot në margjinat e Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Kishinau të Moldavisë, kryeministrat e Holandës dhe Luksemburgut, Mark Rutte dhe Xavier Bethel, me të cilët ka diskutuar për sfidat aktuale në Kosovë.
Vuçiq falënderoi kryeministrin e Luksemburgut, Xavier Bethel, për mbështetjen që vendi i tij i jep Serbisë në rrugën drejt BE-së.
“Ne diskutuam situatën në Kosovë dhe ramë dakord që një zgjidhje për krizën aktuale duhet gjetur sa më shpejt që të jetë e mundur për të ruajtur paqen dhe stabilitetin”, ka shkruar Vuçiq.


