Lajme

Ahmeti i PSD-së: Osmani notere e Kurtit, nesër në takim do t’i përsërit fjalët e kryeministrit

05/31/2023 20:23
nga:Genita C

Bardh Ahmeti nga PSD-ja thotë se Bashkësia ndërkombëtare është duke vepruar aktivisht për të parandaluar destruktivitetin e pushtetit.

Ahmeti në një prononcim për GazetaBlic potencoi se, në takimin e nesërm mes presidentes Osmani me Macronin dhe Scholz do të ripërsëriten fjalët e

kryeministrit Kurti, pasi siç thotë ai, presidentja është shndërruar në notere të Kurtit.
“Si asnjëherë më parë, bashkësia ndërkombëtare është e unifikuar që të dënoj veprimet e njëanshme të Kurtit në veri. Dhe me të drejtë. Tensionimi i situatës në veri është mjet nëpërmjet të cilit Kurti e mbulon koncesionin për Asociacionin sepse më lehtë kapërdihet autonomia kur përballë saj e vendos konfliktin e luftën”, thotë ai.

“Bashkësia ndërkombëtare është duke vepruar aktivisht për të parandaluar destruktivitetin e pushtetit. Prandaj dhe takimi i nesërm i Scholz/Macron me presidenten Osmani. Por, presidentja e Kosovës është shndërruar në notere të Kurtit. Atë çfarë Kurti e bënë dhe e thotë, kjo tenton ta legjitimoj. Prandaj edhe nesër presim fjalët e Kurtit të ripërsëriten nga Vjosa Osmani”, shton Ahmeti.

Tutje Ahmeti shton se është me rëndësi jetike që dialogut Kosovë-Serbi t’i ndryshohet korniza, pasi sipas tij me këtë qasje po humb vetëm Kosova.

“Për ne, është e rëndësisë jetike që dialogut Kosovë-Serbi t’i ndryshohet korniza. Ashtu siç është sot, kjo kornizë po prodhon marrëveshje të dëmshme që s’po zbatohen, po nxit tensione në të dyja vendet dhe nuk po ofron zgjidhje të përhershme me paqe dhe stabilitet. Përderisa vazhdojmë në të njëjtën kornizë do e gjejmë të njëjtin rezultat. E në këtë, humbëse është Kosova”, tha Ahmeti për GazetaBlic.

Krasniqi e LDK-së: Përfshirja e Osmanit në dialog nënkupton që Kurti ka qenë i paaftë

“Mocioni për mosbesim ndaj Qeverisë Kurti i drejtë, opozita do të duhej ta kërkonte më herët”

Macron konfirmon takimet me Osmanin, Vuçiqin dhe Scholzin në Moldavi

Takimi i mundshëm Osmani-Vuçiq, Beqa: Kurti po ‘përjashton’ veten nga faktori ndërkombëtar, s’po koordinohet me aleatët