Analisti politik, Dritëro Arifi thotë se mocioni për mosbesim ndaj Qeverisë Kurti është i drejtë, veçanarisht kur dëmtohen raportet me SHBA-të.
Arifi në një prononcim për GazetaBlic potencon se, opozita do të duhej që një mocion të tillë ta kërkonte më herët, por tani sipas tij është vonë.
“Ky mocion politikisht është në rregull, sepse partitë opozitare realisht këtë gjë e kanë për raste specifike dhe të veçanta, siç është rasti i dëmtimit të raporteve strategjike mes Kosovës dhe SHBA-së. Normalisht, që opozita do të duhej ta kërkonte edhe më herët, tash jemi shumë vonë”, tha Arifi.
Arifi shtoi se, ky mocioni nga aspekti ligjor është i pamundur duke marrë parasysh fuqinë e votave që ka VV’ja.
Sipas Arifit, ky mocion do të jetë vetëm një manovrim politik dhe asgjë më shumë.
“Kosova ka hyrë në një fazë të rrezikshmërisë së lartë, të dëmtimeve të raporteve me SHBA-në, por nga aspekti teknik dhe ligjor është i pamundur të realizohet duke e ditur fuqinë e votave që i ka VV’ja në Parlamentin e Kosovës. Përveç që nuk i binden deputetët e VV’së, ky mocion do të jetë vetëm një manovrim politik dhe asgjë më shumë”, tha Arifi për GazetaBlic.
Kujtojmë se, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në një konferencë të mbajtur për media pas zhvillimeve të fundit në veri, ka kërkuar mocion mosbesimi ndaj Qeverisë
Pas mbledhjes së jashtëzakonshme të Kryesisë, ai pohoi se situata është më e rëndë, duke shtuar se përgjegjës është vet kryeministri Albin Kurti.
Prandaj sipas tij, ai duhet të largohet nga qeverisje ngase po paraqet rrezik për vendin.
Haradinaj, tha se zgjidhja e vetme për këtë është nisja e mocionit të mosbesimit për Qeverinë Kurti, ngase ai ka shkuar në ekstrem.
Sipas tij, kryeministri Kurti në vend që të bashkëpunoj me ShBA, ka nxitur një konflikt në veri që i konvenon Serbisë dhe Rusisë.
“Qëndrimi i Aleancës është që të iniciohet mocion mosbesimi për Kryeministrin Kurti. Mocioni bazohet në dy zhvillimet e fundit, i pari është rrezikimi i sovranitet dhe i sigurisë në veri dhe i dyti është prishja e marrëdhënieve me ShBA dhe BE. Do të fillojmë diskutimet me spektrin politik me shoqërinë në përgjithësi. Besoj që mocioni është zgjidhje për këtë situata të krijuar. Kryeministri Kurti në vend që të bashkëpunoj me ShBA, ka bërë një plan të vetin, nuk ka bashkëpunuar me Amerikën po ka nxit një konflikt në veri që i konvenon Serbisë dhe Rusisë”.
“Ajo që e bënë këtë situatë shumë të keqe është pafytyrësia e Kurtit që në emër të Kosovës t’i drejtohet përmes mediave sekretarit amerikan. Kurti ka shkuar në ekstrem me garantin tonë të sigurisë. Jemi falënderues Policisë së Kosovës. Kemi filluar komunikimin e ndërsjellët me grupet parlamentare. Nuk besoj që është çështje pozitë opozitë”, tha ai.
“Mocion mosbesimi ndaj qeverisë Kurti”- Vjen reagimi i parë nga Lëvizja Vetëvendosje!


