Lajme

Zëdhënësi i Qeverisë për GazetaBlic: Kurti në Bratislavë do të takohet me Borellin dhe Lajçakun

05/31/2023 11:14
nga:Astrit Gashi

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, në një prononcim për GazetaBlic, ka deklaruar se Kryeministri Albin Kurti, ka udhëtuar sot për në qytetin e Sllovakisë, Bratislavë, ku do të merr pjesë në Konferencën për Siguri Globale në Bratislavë.

Ai ka theksuar se kryeministri do të zhvilloi një sërë takimesh, ndër të tjera edhe me përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrel dhe emisarin e BE-së në bisedimet Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, shkruan GazetaBlic.

“Kryeministri Kurti po merr sot pjesë në ditën e fundit të Konferencës për Siguri Globale në Bratislavë. Ndër të tjerash, atje do të takojë Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Borrel dhe emisarin e BE-së, Lajcak si dhe do të jetë pjesë e disa paneleve të diskutimit. Qëndrimi i tij do të jetë njëditor. Brenda ditës do të jetë në Kosovë”, ka thënë Kryeziu për GazetaBlic.

Kryesiu mohoi se Kurti kishte paralajmëruar dje se do të anulojë në tërësi pjesëmarrjen në këtë Konferencë.

“Për dje ka qenë fjala që nuk do të udhëtojë, jo që do ta anulojë pjesëmarrjen”, theksoi Kryeziu.